Raporti i Eurostat: Vendet ku njerëzit nuk ja lejuan dot vetes të ngrohnin shtëpitë

Evropë

Raporti i Eurostat: Vendet ku njerëzit nuk ja lejuan dot vetes të ngrohnin shtëpitë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Në vitin 2019, 6.9% e popullsisë së Bashkimit Evropian, sipas të dhënave të dala nga një sondazh i Eurostat në të gjitha vendet BE-së, nuk kishin mundësi të ngrohnin shtëpinë e tyre sa duhet.

Kjo përqindje arriti kulmin në vitin 2012 (10.8%) dhe ka rënë vazhdimisht në vitet pasuese.

Situata në shtetet anëtare të BE-së ndryshon. Pjesa më e madhe e njerëzve që thanë se nuk kishin mundësi të mbanin shtëpinë e tyre në mënyrë adekuate të ngrohtë u regjistrua në Bullgari (30.1%), pasuar nga Lituania (26.7%), Qipro (21.0%), Portugalia (18.9%), Greqia (17.9) %) dhe Italia (11.1%).

Image

Në kontrast me këto vende, shifra më të ulëta të mungesës së këtij shërbimi u regjistruan në Finlandë, Austri, Suedi, Slloveni, Luksemburg, Estoni dhe Gjermani.

Vendi ku njerëzit kanë pasur mundësi më të mëdha për të ngrohur siç duhet shtëpitë e tyre rezulton të jetë Zvicra, me vetëm 0,3 për qind të njerëzve që nuk patën mundësi aksesi në këtë shërbim.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat janë para fillimit të pandemisë COVID-19, e cila mund të ndikojë në të dhënat e vitit 2020, që do të publikohen vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat