Holanda zgjat periudhën e kufizimeve

Evropë

Holanda zgjat periudhën e kufizimeve

Më: 12 janar 2021 Në ora: 22:06
Mark Rutte

Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi sot zgjatjen deri më 9 shkurt të kufizimeve antiCOVID-19 në vend, në një përpjekje për të frenuar pandeminë, ndërsa numri i infektimeve vazhdon të jetë i lartë.

“Nuk mendoj se do t’ju befasoj shumë sonte, bllokimi është zgjatur edhe për tri javë”, tha Rutte në një konferencë për shtyp në televizion, raporton ATSh.

“Pothuajse të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk kishte zgjidhje tjetër”, shtoi ai.

Kufizimet pritej të hiqeshin më 19 janar.

Gjithashtu, Rutte vuri në dukje se qeveria po konsideron edhe vendosjen e një orari shtetrrethimi dhe se për këtë po bashkëpunon me autoritetet e shëndetit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat