Mitsotakis thirrje BE që të krijohet një certifikatë vaksinimi anti-COVID

Evropë

Mitsotakis thirrje BE që të krijohet një certifikatë vaksinimi anti-COVID

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:43
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të krijohet një certifikatë vaksinimi, gjë që sipas tij do të ndihmojë të rinisin normalisht kalimet mes kufijve.

Mitsotakis tha se një veprim i tillë do të "siguronte një nxitje pozitive" për qytetarët që të vaksinohen.

Aktualisht Athina ka krijuar certifikatën e saj të injektimit, ku çdo person vërteton që ka marrë vaksinën anti-COVID.

Tashmë Greqia kërkon që pasaporta e vaksinimit të zbatohet edhe brenda unionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat