Qeveria Conte votëbesohet pas 3 ditësh

Evropë

Qeveria Conte votëbesohet pas 3 ditësh

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:24
Giuseppe Conte

Tre ditë kohë për negociata ka Giuseppe Conte për të gjetur mbështetës në parlamentin italian për të mbajtur gjallë qeverinë e tij, pas tërheqjes nga koalicioni të deputetëve të partisë Italia Viva të ish-Kryeministrit Matteo Renzi.

Me kërkesë të vetë Contes, qeveria e tij do t’i nënshtrohet një mocioni votëbesimi të hënën dhe të martën në të dyja dhomat e parlamentit italian. Shpresat janë vetëm tek rrjedhja e votave nga partia e Matteo Renzit që u bë shkak për këtë situatë.

Pas largimit të parlamentarëve të kësaj partie, qeverisë Conte i duhet mbështetja e të paktën 9 senatorëve, ndërsa në Dhomën e Ulët edhe me largimin e Italia Vivës, kabineti ka një deputet më shumë se shumica e nevojshme prej 316 votash.

Të djathtët nuk pranojnë bashkëpunimin me Conten dhe kërkojnë zgjedhje të reja, synim të cilin edhe mund t’a arrijnë. Partia e Renzit u tërhoq të mërkurën nga koalicioni qeverisës për shkak të mosmarrëveshjeve për planin e rimëkëmbjes ekonomikë për krizën e COVID-19.

Megjithatë Renzi mund ta mbështesë qeverinë e Contes pa qenë pjesë e saj pasi siç ka premtuar, zgjedhje do ketë vetëm në vitin 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat