Itali, Pfizer vonon vaksinat/ Autoritetet vendase: Po na priten krahët!

Evropë

Itali, Pfizer vonon vaksinat/ Autoritetet vendase: Po na priten krahët!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Furnizimi me vaksinën anti-Covid të Pfizerit në Itali ka pësuar një tjetër vonesë, duke shqetësuar autoritetet vendase. të hënën, u dorëzuan mbi 100 mijë doza dhe sot duhet të mbërrinin gati 250 mijë të tjera, por do të dorëzohen vetëm 53 mijë.

Agjencia Italiane e Farmakologjisë shprehet shumë e shqetësuar nga ky fakt. “ U lajmëruam në momentin e fundit”, tha drejtori i përgjithshëm i saj, Nicola Magrini. “ Të shpresojmë që nuk do të vonojnë më shumë se një jave. Sepse objektivi është që në muajin mars, të arrijmë t`i vaksinojmë të gjithë personat mbi 80 vjec dhe punonjësit e shëndetësisë. “, shton ai. Shpërndarja e vaksinave është kthyer në mollë sherri në vendin fqinj. Kryebashkiaku I Milanos ka dalë kundër propozimit të zv/guvernatores së rajonit të Lombarisë.

Letizia Moratti, që vaksinat të dorëzohen më shpejt në rajonet me dendësi më të madhe popullsie, që janë më të goditura nga epidemia dhe që kontribuojnë më shumë në Prodhimin e Brendshëm Bruto. “ Ka ditë kur të priten krahët fare. Vendi yt është përfshirë nga një krizë politike e vështirë për t`u deshifrua, dhe në momentin më të gabuar kërkohet ndarja e vaksinave në bazë PBB-je”, shkroi Giuseppe Sala në rrjetet sociale. Në debat është përfshirë dhe ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza, sipas të cilit të gjithë kanë të drejtën të vaksinohen, pavarësisht sesa i pasur është territori ku jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat