Policia britanike gjen mbi 900 kilogramë kokainë në mesin e bananeve, kaq vlen

Evropë

Policia britanike gjen mbi 900 kilogramë kokainë në mesin e bananeve, kaq vlen

Më: 23 janar 2021 Në ora: 15:44
Droga e sekuestruar

Një sasi e madhe e kokainës me vlerë të tregut të rrugës prej 76 milionë funtesh është gjetur e fshehur mes pakove me banane dhe është konfiskuar nga policia britanike në Southampton.

Droga e klasit të parë u gjet nga zyrtarët kufitarë në një dërgesë me banane, e cila po transportohej me anije. Zbulimi i drogës u bë gjatë një kontrolli rutinor, shkruan Daily Mail.

Kokaina e konfiskuar nga policia peshonte 946 kilogramë dhe dyshohet se është nsiur nga Kolumbia, ndërsa destinacion të fundit mendohet se e ka pasur një qytet në Belgjikë.

Image

Sekretarja e Punëve të Brendshme, Priti Patel, tha: “Ky ishte trafikim droge në shkallë industriale, prandaj jam e kënaqur që oficerët kufitarë e parandaluan këtë sasi të madhe të mallit të rrezikshëm që të arrijë në rrugët tona.”

“Drogat i shkatërrojnë komunitetet tona, i mbushin xhepat e kriminelëve të rrezikshëm dhe janë nxitëse serioze të dhunës, e cila ua shkatërron jetën të rinjve në mbarë vendin”, shtoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që kontrabanduesit e drogës përpiqen që drogën ta fshehin mes bananeve. Në nëntor të vitit të kaluar, policia britanike gjeti mbi një ton kokainë me vlerë mbi 100 milionë funte, të fshehur në tul bananesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat