Itali/ Mjeku i jepte ilaçe të gabuara pacientëve me Covid, zbardhen mesazhet: Lironi shtretërit!

Evropë

Itali/ Mjeku i jepte ilaçe të gabuara pacientëve me Covid, zbardhen mesazhet: Lironi shtretërit!

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:04
Carlo Mosca

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Brescia të Italisë, ku shefi i urgjencës është akuzuar se ka injektuar barna me efekt vdekjeprurës ndaj pacientëve të infektuar me koronavirus me qëllimin që të lironte krevatet.

“Lironi shtretër për pacientët e tjerë”, është një prej mesazheve të Whatsapp të shefit Carlo Mosca me një infermiere dhe një tjetër koleg.

“Unë nuk do e bëj këtë, kjo është çmenduri. Unë nuk do t’i vras pacientët vetëm se ai kërkon të lirojë shtretërit”, u përgjigj kolegu për vendimin e mjekut për ti injektuar pacientëve dy ilace që përdoren zakonisht para intubimit.

Carlo Mosca ishte shefi i përkohshëm i Departamentit të Emergjencave të Montichiari (Brescia), i cili ndodhet në “arrest shtëpie”. Ai akuzohet se shkaktoi vdekjen e dy pacientëve, njëri i moshës 61 vjeç dhe tjetri 80 vjeç. Ngjarja ndodhi gjatë valës së parë të pandemisë, e cila filloi në fund të shkurtit të vitit 2020 dhe goditi rëndë Italinë.

Hetimet bënë të mundur analizimin e të dhënave mjekësore të pacientëve të shumtë që humbën jetën në atë periudhë nga Covid-19, duke gjetur në disa raste një përkeqësim të papritur dhe të pashpjegueshëm të gjendjes shëndetësore. Tre trupa u zhvarrosën që t’i nënshtroheshin autopsisë dhe hetimeve toksikologjike, shkruan media italiane ‘Corriere‘.

Akuzat ndaj sjelljes së mjekut bazohen në injektimin e dy ilaçeve, të cilat shkaktojnë depresion dhe probleme me frymëmarrjen.

Hetimet zbuluan praninë e ilaçeve që përdoren zakonisht në procedurat e intubimit dhe qetësimit, substanca që nëse përdoren jashtë procedurave dhe dozave specifike, mund të shkaktojnë vdekjen e pacientit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat