Borrell pret një koordinim shumë më të mirë me Shtetet e Bashkuara në politikën e jashtme

Evropë

Borrell pret një koordinim shumë më të mirë me Shtetet e Bashkuara në politikën e jashtme

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:03
Josep Borrell

Kryediplomati evropian, Josep Borrell thotë se kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë, ai pret “bashkëpunim shumë më të mirë me Shtetet e Bashkuara se sa ishte rasti në të kaluarën”.

Në takimin e së hënës të Këshillit të BE, i cili u kryesua nga ai, ministrat e jashtëm të BE diskutuan marrëdhëniet e ardhshme me Shtetet e Bashkuara dhe punën që ata do të kenë në çështjet “kryesore dhe më urgjente” globale, raporton Tanjug.

“Ministrat janë gati për një fillim të ri”, tha ai.

Në blogun e tij javën e kaluar, shefi i diplomacisë evropiane shfaqi pritshmëritë që bashkëpunimi i ardhshëm midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara do të çojë në rezultate në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kur bëhet fjalë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat