​Navalny: Arrestimi im është i paligjshëm

Evropë

​Navalny: Arrestimi im është i paligjshëm

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:07
Alexei Navalny

Rusi anti-Putin Alexei Navalny ka denoncuar arrestimin e tij si "demonstrativisht të paligjshëm" në një seancë dëgjimore përmes një lidhje video.

Një gjyqtar dëgjoi dhe më pas refuzoi ankesën e tij kundër paraburgimit për 30 ditë. Ai u arrestua në 17 janar për mosrespektimin e një dënimi me kusht.

Ai i tha gjyqtarit se "e gjitha kjo është masivisht dhe në mënyrë demonstrative e paligjshme".

Policia ka arrestuar disa nga ndihmësit e tij, duke përfshirë avokatin Lyubov Sobol dhe vëllain e tij Oleg.

Arrestimet e fundit janë të lidhura me shkeljet e pretenduara nga mbështetësit e Navalny, ku mijëra prej tyre u mblodhën në të gjithë Rusinë të shtunën e kaluar.

Navalny, lideri më i shquar i opozitës ruse, u ankua se nuk ishte lejuar të fliste me avokatët e tij privatisht që nga arrestimi.

Ai është arrestuar që nga 17 janari, kur ai fluturoi përsëri në Moskë nga Berlini, ku ishte duke u rikuperuar nga një sulm pothuajse fatal i agjentit nervor në Rusi gushtin e kaluar.

Alexei Navalny njihet për akuzat e tij ndaj presidentin Vladimir Putin për drejtimin e një administrate plot "hajdutë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat