Shteti i Malit të Zi do të bëhet pronar i përhershëm i dy aeroplanëve

Evropë

Shteti i Malit të Zi do të bëhet pronar i përhershëm i dy aeroplanëve

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:28
Milojko Spajiq

Shteti i Malit të Zi do të bëhet pronari i përhershëm i dy avionëve për 21 milionë euro, njoftoi sot Milojko Spajiq, ministër i Financave dhe Mirëqenies Sociale.

Ai vlerësoi se ishte një hap i madh drejt rivendosjes së fluturimeve, raporton Vijesti.

Postimi i Spajiq në Twitter:

"Marrëveshja katastrofike, e vjetër e qirasë së avionëve midis MA dhe GECAS, e cila parashikonte gjobitje dhe kosto prej 43 milionë euro, është zëvendësuar nga një blerje dhe shitje që do ta bëjë shtetin pronarin e përhershëm të dy aeroplanëve për 21 milionë euro. Për Malin e Zi"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat