Greqi, 1400 raste të reja me COVID-19 dhe 27 vdekje në 24 orët e fundit

Evropë

Greqi, 1400 raste të reja me COVID-19 dhe 27 vdekje në 24 orët e fundit

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi konfirmoi sot 1400 raste të reja të Covid-19 në Greqi, 687 raste u regjistruan në Atikë. 10 prej të cilave u zbuluan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 176059.

Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të EODY, 320 pacientë janë të intubuar në ICU, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, 1256 pacientë janë larguar nga ICU.

Gjithashtu sot 27 vdekje të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërkohë që nga fillimi i epidemisë është regjistruar një total prej 6,221 vdekje në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat