Tre të burgosur në Turqi rreth ikjes së Ghosnit

Evropë

Tre të burgosur në Turqi rreth ikjes së Ghosnit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:33
Carlos Ghosn

Një gjykatë turke ka dënuar të mërkurën zyrtarin e një aviokompanie private të vendit dhe tre pilotë lidhur me përfshirjen në ikjen dramatike të ish-shefit të Nissanit, Carlos Ghosn, nga Japonia më 2019.

Ata janë dënuar me nga katër vjet e dy muaj burgim.

Ndërkaq gjykata në Stamboll ka shpallur të pafajshëm dy pilotë të tjerë dhe dy pjesëtarë të ekuipazhit të fluturakes. Ghosn, i cili ishte arrestuar lidhur me malverzimet e pretenduara financiare në Tokio më 2018, ishte bartur nga Osaka në Stamboll me një aeroplan privat dhe më pas ishte transferuar me një tjetër aeroplan në Bejrut, ku kishte mbërritur në dhjetor të 2019-s.

Ai besohet të ishte kontrabanduar brenda një kutie të madhe. Që të katër pilotët dhe dy pjesëtarët e ekuipazhit të aeroplanit ishin deklaruar të pafajshëm gjatë gjykimit, duke e mohuar përfshirjen në planin për ta ndihmuar ikjen e Ghosnit. Ata kanë pretenduar se nuk kanë qenë në dijeni se ai ndodhej në bordin e aeroplanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat