Vaksinimi në Evropë, vonesa në disa vende, Hungaria përdor kinezet e ‘Sinopharm’

Evropë

Vaksinimi në Evropë, vonesa në disa vende, Hungaria përdor kinezet e ‘Sinopharm’

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 19:03
Hungaria përdor kinezet e ‘Sinopharm’

Evropa po ecën para me procesin e imunizimit dhe do të përmbushë objektivat e saj në verë. Këto janë pritshmëritë e Komisionit Evropian, pasi kompania “AstraZeneca” mohoi akuzat se nuk do të shpërndante as gjysmën e dozave në tremujorin e dytë të vitit.

Presidentja Ursula von der Leyen u shprehu mirëkuptimin me prodhuesit e vaksinave, që sipas saj nuk janë përballur kurrë me një presion të tillë, me çështjen që duhet zgjidhur në rrugë miqësore.

Mungesa e vaksinave po shkakton vonesa në fushatat e vaksinimit në vendet e BE-së. Në Belgjikë, autoritetet janë detyruar të shtyjnë procesin për personat mbi 65 vjeç për në fund të marsit.

Ndërkohë, Hungaria po vijon me vaksinimin me dozat kineze të “Sinopharm”, që nuk janë të autorizuara nga Bashkimi Evropian. Nga e mërkura, vendi nisi përdorimin e tyre për personat mbi 60 vjeç, ndërsa planifikon që brenda javës të jenë vaksinuar 800 mijë persona.

Në Ukrainë, mjekët do të jenë të parët që do vaksinohen.

Një nga shtetet më të varfra në Evropë, vendi mori 500 mijë doza nga “AstraZeneca” ditën e martë, pasi u kërkoi ndihmë vendeve fqinje.

E trembur nga një valë e tretë, Rumania ka nisur gjithashtu procesin e vaksinimit tek mësuesit. Krahas atyre të “Pfizer”, “Moderna” dhe “AstraZeneca”, vendi do të marrë 8 milionë doza të tjera nga “Johnson&Johnson” në prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat