Pak para 8 Marsit e rrahu ish-gruan në rrugë, arrestohet burri në Turqi

Evropë

Pak para 8 Marsit e rrahu ish-gruan në rrugë, arrestohet burri në Turqi

Më: 7 mars 2021 Në ora: 21:57
Turqi

Një burrë u arrestua sot në Turqi pasi përmes një videoje të shpërndarë në mediat sociale pretendohej se ai rrihte ish-gruan e tij në një rrugë.

Agjencia e lajmeve Anadolu raporton se i dyshuari po mbahej në një gjykatë në provincën e Samsunit të Detit të Zi nën akuzën e “vrasjes me dashje në tentativë”.

Video, e cila u bë virale në mediat sociale, tregon burrin duke grushtuar dhe shqelmuar me dhunë ish-gruan e tij 24-vjeçare para syve të fëmijës së tyre 5-vjeçar ndërsa banorët kërkonin që ai të ndalej.

Sulmi, i cili erdhi pak para Ditës Ndërkombëtare të Gruas u dënua në mediat sociale, me përdoruesit që u bënë thirrje autoriteteve të mos e lënë pa ndëshkim.

Gruaja, e njohur vetëm nga inicialet e saj E.M., u dërgua në spital me të nxira në fytyrë dhe kokë, por mjekët thanë se ajo ishte mirë me shëndet.

Në një deklaratë për prokurorët, i dyshuari Ibrahim Zarap tha se u pendua.

Ai pretendoi se ish-gruaja e tij kishte kërcënuar se nuk do ta lejonte kontaktin e mëtejshëm me fëmijën e tyre.

Dhuna në familje dhe vetëvrasja mbetet një problem serioz në Turqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat