​Elizabeth II, e trishtuar pasi mësoi përvojat e Harry dhe Meghan

Evropë

​Elizabeth II, e trishtuar pasi mësoi përvojat e Harry dhe Meghan

Më: 9 mars 2021 Në ora: 20:40
​Elizabeth II

Familja mbretërore britanike tha sot se ishin të pikëlluar kur mësuan për përvojat e Princit Harry dhe gruas së tij Meghan Markle, duke deklaruar se ata do të shqyrtonin çështjet në lidhje me racën, për të cilat çifti foli në një intervistë me Oprah Winfrey.

E gjithë familja ishte e trishtuar kur mësuan plotësisht se sa e vështirë ka qenë për Harry dhe Meghan në vitet e fundit, njoftoi Pallati Buckingham, raporton Reuters.

Çështjet e ngritura, veçanërisht ato rreth racës, janë shqetësuese, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ndërsa kujtimet e disa ngjarjeve mund të ndryshojnë, ato çështje merren shumë seriozisht dhe familja do t'i konsiderojë ato privatisht.

Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë të dashur të familjes, thuhet në njoftimin e Pallatit Buckingham.

Në një intervistë me Oprah Winfrey në rrjetin TV Amerikan CBS, transmetuar mbrëmë, Dukesha e Sussex tha se disa anëtarë të familjes mbretërore pyetën se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj Archie, duke pasur parasysh origjinën e saj të përzier racore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat