Në arrati prej vitesh, arrestohet në Spanjë ‘Boss-i’ i Ndragheta-s

Evropë

Në arrati prej vitesh, arrestohet në Spanjë ‘Boss-i’ i Ndragheta-s

Më: 13 mars 2021 Në ora: 14:44
Garda Civile ka arrestuar shtetasin italian 34-vjeçar G.R në Barcelonë

Policia spanjolle ” The Civil Guard” ka arrestuar një nga të arratisurit më të rrezikshëm të mafias kalabreze “Ndragheta” në Barcelonë.

Ai konsiderohet në vendin e tij të origjinës si një nga bosët më të rëndësishëm të mafies kalabreze të njohur si ‘Ndrangheta, i njohur për rrezikshmërinë e saj të veçantë dhe praninë e saj në pesë kontinentet.

Garda Civile ka arrestuar shtetasin italian 34-vjeçar G.R në Barcelonë dhe po pretendohet nga autoritetet italiane për krime të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe përkatësisë në një organizatë mafioze.

Ky arrestim i kryer nga Njësia Operative Qendrore (UCO), është pjesë e iniciativës së koordinuar me EUROPOL përmes projektit ITOC mbi krimin e organizuar italian dhe kundër ‘Ndranghetas’.

Hetimi filloi kur përmes marrëdhënieve ndërkombëtare që Garda Civile mban me OFAST francez (Office Anti-Stupéfiants), u bë e njohur për praninë e mundshme të këtij personi, konkretisht në Katalonjë.

Në këtë mënyrë, pasi kontaktuan hetuesit italianë të Brigadës së Lëvizshme të Shtabit të Policisë Reggio Calabria dhe Shërbimin Qendror Operacional të Polizia di Stato, ata informuan Gardën Civile se konsiderohej si një nga “të arratisurit e rrezikut maksimal” i  lidhur me mafia ‘Ndrangheta, pasi është një nga anëtarët e saj më të shquar dhe vendndodhja e tij nuk dihej pre disa vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat