Festimet e Ditës së Verës në Rusi

Evropë

Festimet e Ditës së Verës në Rusi

Më: 15 mars 2021 Në ora: 07:51
Qytetarët injorojnë masat kundër koronavirusit

Kjo petull me përmasa të mëdha, e pjekur në qiell të hapur, ishte një nga kënaqësitë më të mëdha që përjetuan qytetarët rusë në festivalin e zhvilluar në jugperëndim të Moskës. Kjo ëmbëlsirë e rrumbullaktë përfaqëson diellin me shpresën se së shpejti ai do të shndërrijë më gjatë pas një dimri të ftohtë.

Qindra njerëz injoruan masat qeveritare ndaj koronavirusit dhe festuan të lidhur dorë për dore.

Ky festival për ta përfaqëson fillimin e pranverës. “Dimri nuk dëshiron të dorëzohet akoma, por ne duam që pranvera të vijë shpejt”, u shprehën banorët të përfshirë në këto festime.

Gatimi i petullave është një traditë sllave, pas krishtërimit kur kisha ruse e ndryshoi kuptimin e këtij festivali dhe vuri fokusin në kërkimin e faljes nga mëkatarët. Sipas zakonit të vjetër, një kukull e madhe prej kashte u dogj gjatë festivalit dhe bashke me të edhe kështjella prej druri. Ky ritual ka për qëllim të largojë dimrin dhe të mirëpresë pranverën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat