Konfirmohet një mutacion i ri i Covid-19 në Turqi – Simptomat dhe rrezikshmëria e tij

Evropë

Konfirmohet një mutacion i ri i Covid-19 në Turqi – Simptomat dhe rrezikshmëria e tij

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Ende nuk ka detaje të mëtejshme por numri i rasteve në Turqi është rritur shumë dhe nëse vazhdon kështu paralajmërohet se mund të shkojë drejt një mbyllje totale.

Tashmë janë krijuar disa mutacione të virusit, por lajmet e mira janë se sipas studiuesve vaksinat janë të efektshme për të gjitha këto mutacione.

Tashmë ka ardhur mutacioni turk. është konfirmuar mutacioni i ri i virusit, i cili e bën atë më të transmetueshëm. Kjo sipas ekspertëve shpjegoi edhe rritjen e shpejtë të rasteve me të infektuar, transmeton lajmi.net.

Doktor Celalettin Kocaturk, thotë për mediat se rastet janë shumëfishuar ndërsa është rritur edhe shkalla e vdekjeve për shkak të infektimit.

Ende nuk ka detaje të mëtejshme por numri i rasteve në Turqi është rritur shumë dhe nëse vazhdon kështu paralajmërohet se mund të shkojë drejt një mbyllje totale.

Ndërkaq, profesori Alper Sener tha se gjithçka ndodhi papritur dhe numri i të prekurve nga mutacioni u rrit në mënyrë të menjëhershme:

‘Mutacioni i ri është kthyer në një makth për ne. Vetëm gjatë ditëve të fundit janë konfirmuar dyfish të prekur në qytetet përreth detit Marmara, ku dyshohet se është zona ku ka ndodhur mutacioni i virusit. Turqia mund të mbyllet, kjo do ishte masa që do të eleminonte rrezikun’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat