Bie numri i lindjeve në BE, por Franca thyen rekord

Evropë

Bie numri i lindjeve në BE, por Franca thyen rekord

Më: 27 mars 2021 Në ora: 15:53
Niveli i fertilitetit në Bashkimin Evropian: grafik i Eurostat

Në vitin 2019, 4.17 milionë fëmijë erdhën në jetë në vendet e Bashkimit Evropian, duke vijuar trendin e uljes së lindshmërisë të nisur prej vitit 2008, kur lindën 4.68 milionë fëmijë.

Në total, niveli i fatalitetit në BE ishte 1.53%, një rënie e ulët me pikun e shënuar në vitin 2016 (1.57%) dhe një rritje krahasuar me vitin 2001, kur ishte 1.43%, bëhet e ditur nga të dhënat e fundit të Eurostat.

Niveli më i lartë i fatalitetit u shënua në Francë. Në vitin 2019, Franca kishte 1.86 jetë për grua, e ndjekur nga Rumania me nivel 1.77% dhe më pas vinin Çekia, Irlanda, Suedia dhe Danimarka.

Ky nivel i shënuar nga Franca është nivel dhe më i lartë se sa Shqipëria, që sipas Bankës Botërore në 2018 kishte një nivel lindshmërie prej 1.62 lindje për grua.

Në kontrast me këto vende niveli më i ulët i lindshmërisë u shënua në Maltë (1.14 lindje për grua), ndjekur nga Spanja, Italia, Qipro, Greqia dhe Luksemburgu.

Në BE, vihet re rritja e lindshmërisë për gratë që vijnë nga vende jashtë unionit. Në Luksemburg, 65% e fëmijëve që lindën gjatë vitit 2019 ishin nga nëna që vinin nga vende huaja. Ndërsa në Qipro, Austri dhe Belgjikë niveli ishte në 1/3 e fëmijëve të lindur.

Nga ana tjetër, 9 vende kishin më pak se 10% të fëmijëve të lindur nga nëna që vinin nga vende të huaja ndërsa vendet me përqindjen më të ulët ishin Bulgaria, Sllovakia dhe Polonia me vetëm 2%.

Por, ulje të lindshmërisë nuk po vuajnë vetëm vendet e BE por edhe ato të rajonit të Ballkanit Perëndimor që konsiderohen vende në zhvillim. Përjashtim nuk bën as Shqipëria, ku për vitin 2020 pati një rekord historik negativ.

Gjatë vitit të kaluar në vend u regjistruan rreth 27,600 lindje. Nisur edhe nga vdekjet e shumta, bëri që të shënohej niveli më i ulët i shtesës natyrore të popullsisë së paku që nga viti 1948.

Përveç rënies së lindjeve, Shqipëria gjatë viteve të fundit është prekur shumë edhe nga largimi i popullsisë duke bërë që shpopullimi të kthehet në një shqetësim të madh për të ardhmen e vendit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat