Ministri gjerman i Shëndetësisë: Kemi nevojë për bllokadë dyjavore për ta luftuar coronavirusin

Evropë

Ministri gjerman i Shëndetësisë: Kemi nevojë për bllokadë dyjavore për ta luftuar coronavirusin

Më: 27 mars 2021 Në ora: 22:09
Jens Spahn

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka deklaruar se nevojiten masa të rrepta të bllokimit që do të zgjasnin të paktën 10 deri në 14 ditë, për t’u zvogëluar rritja e numrit të infektuarve me coronavirus që së fundmi nga ai lajmëruar variante të reja.

Agjencia Shtetërore për Kontrollin e Sëmundjeve, ka bërë të ditur se sot janë regjistruar 20.472 raste të reja si dhe 157 tjerë që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Drejtori i Institutit Robert Koht, Lothar H. Wieler, ka thënë se të premten se numri i rasteve të reja në Gjermani do të mund të arrinte në 100 mijë në baza ditore – nëse vazhdon rritja eksponenciale.

Këtë jave guvernatorët e 16 rajoneve kanë diskutuar për masat e rrepta të bllokimit, të cilat i kanë kërkuar ekspertët shëndetësorë. Megjithatë qyteteve të caktuara refuzojnë ndaljen urgjente të aktiviteteve.

“Nëse shikojmë numrat, përfshirë rritjen e sotme, do të kemi nevojë për të paktën 10 deri në 14 ditë të izolohemi dhe të kufizojmë lëvizjen – përkatësisht të aplikojmë masën e izolimit”, ka shtuar Spahn. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat