COVID-19 – Italia vendos karantinë për udhëtarët nga BE

Evropë

COVID-19 – Italia vendos karantinë për udhëtarët nga BE

Më: 31 mars 2021 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

ROMË– Italia do të vendosë një karantinë pesëditore për udhëtarët nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, njoftoi Ministria italiane e Shëndetësisë.

Çdo udhëtar nga BE do të duhet të ketë një test negativ COVID-19 para nisjes, të respektojë një karantinë pesëditore dhe pastaj të kryejë një test tjetër në fund të kësaj periudhe.

“Kjo masë vlen për të gjithë daljet dhe hyrjet në gadishull, përfshirë shtetasit italianë”, tha një zyrtar i ministrisë.

Sipas urdhëresës së Ministrisë, data e hyrjes në fuqi e këtij kufizimi të ri është e afërt, të nesërmen e botimit në Gazetën Zyrtare dhe do të jetë i vlefshmë deri më 6 prill.

Pjesa më e madhe e vendit i është nënshtruar kufizimeve të ashpra për frenimin e rritjes së shifrave si pjesë e valës së tretë të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat