Suedia regjistron mbi 7 mijë raste të reja me Covid-19

Evropë

Suedia regjistron mbi 7 mijë raste të reja me Covid-19

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Suedia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Suedia po vazhdon të regjistrojë mijëra raste të infektuara me COVID-19.

Ky shtet ka regjistruar 7,736 raste të reja me koronavirus, ka njoftuar agjencia e shëndetit dhe statistikave, raporton Reuters.

Suedia po ashtu ka shënuar 19 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Totali i vdekjeve në Suedi nga koronavirusi qëndron në 13 mijë e 882.

Suedia është një nga shtetet e rralla që ka refuzuar mbylljen e plotë gjatë pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat