Në vitin 2020 në Serbi kishte 53 mijë vdekje më shumë se lindje – trendi do të vazhdojë edhe në 2021

Evropë

Në vitin 2020 në Serbi kishte 53 mijë vdekje më shumë se lindje – trendi do të vazhdojë edhe në 2021

Nga: F. B. Më: 25 prill 2021 Në ora: 09:28
Ilustrim

Gjatë vitit 2020 në Serbi ka vdekur 53 mijë persona më shumë se që ka pas lindje të fëmijëve, ka thënë demografi serb Goran Penev, anëtar për studimin e banorëve në Akademinë e Shkencave të Serbisë dhe ky trend pritet të jetë negativ edhe gjatë vitit 2021, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Këto të dhëna janë shumë shqetësuese dhe dalja e vetme nga kjo situatë është ndalimi i pandemisë dhe ndërmarrja e masave për mbrojtje të shëndetit dhe interesit ekonomik.

Sipas Entit republikan të statistikës në Serbi gjatë vitit 2020 kanë vdekur 114 mijë e 954 persona, ndërsa në të njëjtën kohë janë lindur 61 e 693 foshnje, përderisa numri i lindjeve ka rënë për 2,8 për qind, numri i vdekje është rritur gati 14 për qind krahasuar me 2019, që përbën shkakun kryesor të trendit negativ të popullsisë.

“Para pandemisë trendi negativ në Serbi ishte rreth 37 mijë (vdekje më shumë se lindje), ndërsa vitin që shkoi ky dallim është rekord i trendit negativ, gjë që unë parashikoj të ndodhë edhe në 2021, gjë që numri i vdekjeve mund të shkojë në dyfishin e numrit të lindjeve dhe të arrijë shifrën 60 mijë vdekje më shumë se lindjet”, tha ai.

Në vitin 2021 tregon vazhdimin e numrit të madh të vdekjeve dhe uljen e lindjeve, në janar numri i vdekjeve ishte 20 për qind, në shkurt 11 për qind, përderisa lindjet shënuan ulje 12 për qind në janar dhe 5 për qind në shkurt krahasuar me vitin 2019.

“Është e pritshme që gjatë krizës ekonomike dhe pasigurisë së pandemisë të merret vendim për lindje të reja nga qytetarët, po ashtu nuk duhet harruar edhe faktin se vjet kishte me pak kurorëzime” tha ai.

Drejtoresha e Qendrës së nënës dhe fëmijës, Jovana Ruzhiçiçi tha se në situatën e kaluar dhe vështirësitë në realizimin e përfitimit të shtatzënave e krizës ekonomike nuk mund të pritet dalje nga trendi negativ, pasi kriza ka godit veçanërisht nënat edhe fëmijët.

“Shumë nëna kanë humbur punën dhe në situatën e krijuat vështirë t vendoset për lindje të reja” tha ajo, duke shtuar shteti duhet krijoj masa dhe sistem sigurie për mbrojtjen e familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat