Gruaja 83-vjeçare në Francë e raportuar e zhdukur për pesë ditë, gjendet e gjallë e bllokuar brenda një makine

Evropë

Gruaja 83-vjeçare në Francë e raportuar e zhdukur për pesë ditë, gjendet e gjallë e bllokuar brenda një makine

Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:55
Foto

Një grua 83-vjeçare në Francë e cila ishte raportuar e zhdukur për pesë ditë u gjet e bllokuar brenda një makine të enjten në mëngjes.

Sipas medieve të huaja, Chantal Bas u pa për herë të fundit në rajonin Midi-Pyrenees të Francës jugore, të shtunën më 24 prill.

Familja e saj u drejtua në polici të hënën, pasi gruaja e moshuar nuk arriti të kthehej në shtëpinë e saj që gjendet në fshatin Aujols.

Pas u krye një kontroll e plotë e zonës, vajza e 83-vjeçares thuhet se gjeti makinën e nënës së saj të enjten në mëngjes, në pjesën e poshtme të një shtegu pyjor në qytetin fqinj të Arcambal.

Autoritetet deklaruan se gruaja ishte bllokuar në automjetin e saj “për disa ditë” në një deklaratë të lëshuar të enjten.

Zjarrfikësit u detyruan të prisnin automjetin në mënyrë që ta nxirrnin në siguri gruan e cila ishte “me ndjenja por e çorientuar”.

Policia e përcaktoi se Bas kishte qenë viktimë e një aksidenti trafiku dhe konfirmoi se ajo u dërgua në spital për kontroll të mëtejshëm.

Nuk dihet saktësisht se në cilën ditë ndodhi aksidenti, por autoritetet besojnë se gjyshja kaloi tre deri në pesë ditë e bllokuar në makinën e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat