Skocia drejt një referendumi të dytë, kërkon shkëputjen nga Britania e Madhe

Evropë

Skocia drejt një referendumi të dytë, kërkon shkëputjen nga Britania e Madhe

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:24
Nicola Sturgeon

Nicola Sturgeon është zotuar të vazhdojë me planet për një referendum të dytë të pavarësisë pasi partia Kombëtare Skoceze fitoi zgjedhjet e katërta radhazi Holyrood, parlamentare, duke shkaktuar një betejë kushtetuese me Boris Johnson.

Në një letër të lëshuar para se të deklaroheshin rezultatet përfundimtare, Johnson u përpoq të zbehte sulmin e Sturgeon duke kërkuar që kryeministren dhe kundërshtarët opozitarë tw saj në Uells dhe Irlandën e Veriut të bashkohen në një samit të rimëkëmbjes Covid në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që përfshin të katër qeveritë.

"Wshtw në interesin e Mbretërisë së Bashkuar që qeveritë të punojnë në bashkëpunim, shkroi kryeministri britanik, duke marrë një qasje më të butë sesa të premten kur e konsideroi mbajten e një referendumi tw ri "i papërgjegjshëm dhe i pamatur".

Pasi numërimi përfundoi vonë të shtunën në mbrëmje, SNP fitoi 64 vende, duke humbur një shumicë të përgjithshme me vetëm një zonw, pasi fitoi një numër rekord të zonave elektorale pavarësisht një rritje në votimet taktike anti-pavarësi.

Sturgeon tha se votuesit skocezë i kishin dhënë Holyrood një mandat të qartë duke zgjedhur një shumicë pro pavarësisë më të madhe se ajo në parlamentin e kaluar Holyrood, me tetë deputetë të Gjelbër të zgjedhur në të gjithë rajonet e Skocisë. Ishte një rezultat "i jashtëzakonshëm", tha ajo.

Skocia më parë mbajti një referendum për pavarësinë në vitin 2014, ku 55% ishin kundër duke votuar që të ishin pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa 45 % ishin pro. Tani situata, sipas kryeministres skoceze është ndryshuar pas Brexit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat