Vjedhin aeroplanin me të cilin u rrëzuan nga 900 metra lartësi, humbin jetën dy persona në Rusi

Evropë

Vjedhin aeroplanin me të cilin u rrëzuan nga 900 metra lartësi, humbin jetën dy persona në Rusi

Më: 9 maj 2021 Në ora: 17:16
Foto

Një aeroplan i lehtë është rrëzuar në rajonin Volgë të Rusisë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona – e sipas raporteve të para aeroplani ishte vjedhur.

“Sipas të dhënave preliminare, aeroplani ishte vjedhur nga dy persona nga një aeroklub. Që të dy kanë humbur jetën”, ka bërë të ditur një burim për mediat ruse.

Aeroplani i vogël ishte rrëzuar pak momente pasi ishte ngritur në ajër, rreth 900 metra larg pistës së aeroportit Poima.

Menjëherë pas rrëzimit të aeroplanit, ekipet e zjarrfikësve kishin arritur të lokalizojnë vendin e saktë të fluturakes – por jo edhe të shpëtojnë personat që kishin qenë brenda saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat