Dy artistë francezë vizatojnë muret e Parisit me frazat "Besim" dhe "Qetësi"

Evropë

Dy artistë francezë vizatojnë muret e Parisit me frazat "Besim" dhe "Qetësi"

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Dy artistë francezë po vizatojnë mesazhe pozitive dhe shprese nëpër muret e Parisit, për t'i bërë këmbësorët të ndjehen më mirë teksa ecin rrugës dhe i shikojnë ato.

Pandemia ka demoralizuar shumëkënd dhe artistët francezë mendojnë se secili duhet të ndajë më shumë mesazhe optimizmi.

Dy vëllezërit dhe artistët, Feliks dhe Marin Toke, kanë vendosur t'u sjellin buzëqeshjen këmbësorëve të Parisit.

"Besim", "qetësi", "ëmbëlsi", "dashuria fiton gjithmonë"; janë këto disa nga mesazhet që ata po vizatojnë nëpër muret e kryeqytetit.

"Shkak është bërë pandemia dhe pyeta veten: 'Mjaft. Tani na duhet besim.' Njerëzit duhet të kuptojnë se u duhet shpresa, besimi. Mendoj se mesazhet pozitive na bëjnë më të lumtur sesa mesazhet e tipit kundër policisë a të tilla."

Franca e ka kaluar periudhën më të vështirë me pandeminë.

Qytetarët mund të lëvizin më lirshëm, presin këtë javë rihapjen e bar-restoranteve, të muzeve e kinemave, dhe heqjen e masave të mbetura kufizuese brenda muajit korrik.

Mesazhet optimiste mureve të qytetit duket se po i ndihmojnë banorët e Parisit.

"Na bëjnë të ndjehemi mirë për momentin, na nxitin imagjinatën kur ecim. Kanë vetëm pikë pozitive!"

"Populli dhe mua vetë na duhen gjëra që na projektojnë drejt së ardhmes, që na bëjnë të gëzojmë jetën. Këtë na ka mësuar edhe kovidi."

Franca është vendi i katërt në botë për numrin më të lartë të të infektuarve me kovid-19, me gati 6 milionë raste dhe 107 mijë viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat