BE po vendos masa individuale ndaj Bjellorusisë përpara sanksioneve më të gjera

Evropë

BE po vendos masa individuale ndaj Bjellorusisë përpara sanksioneve më të gjera

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 19:32
Ilustrim

Bashkimi Evropian po përgatit sanksione për kompaninë ajrore kombëtare bjelloruse dhe një sërë zyrtarësh të lartë të aviacionit bjellorus, të cilat duhet t'i paraprijnë masave më të gjera ekonomike.

Emrat pritet të përfshijnë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Transportit, zyrtari më i lartë i aeroportit në Minsk dhe një zyrtar i lartë i aviacionit civil, konfirmuan për Reuters diplomatë pa emër të njohur me rastin.

Ata gjithashtu deklaruan se "lista e zezë" që ndalon biznesin me BE do të zgjerohet me një kompani tjetër shtetërore nga sektori i aviacionit.

Bashkimi Evropian protestoi fuqimisht se autoritetet bjelloruse, me pretekstin se një bombë ishte vendosur në një aeroplan të “Ryanair” në një fluturim nga Greqia në Lituani, e ridrejtuan fluturimin drejt aeroportit në Minsk dhe arrestuan opozitarin dhe gazetarin Roman Protasevich dhe të dashurën e tij.

Qeveritë e BE-së, të cilat e kanë përshkruar incidentin si pirateri shtetërore, po përgatisin një gamë të gjerë sanksionesh që synojnë sektorë që luajnë një rol qendror në ekonominë Bjelloruse, në mënyrë që t'i bëjnë dëme reale regjimit të diktatorit Alexander Lukashenko.

Para vendosjes së sanksioneve të tilla ekonomike, blloku pritet të arrijë një listë më të vogël sanksionesh kundër individëve dhe dy njësive deri në 21 qershor, kur takohen ministrat e jashtëm të BE, si një përgjigje e shpejtë e ndërmjetësimit, konfirmuan diplomatët.

Ndërsa sanksionet ende po diskutohen, ambasadorët e BE mund të miratojnë një ndalim të linjave ajrore bjelloruse që fluturojnë dhe zbarkojnë në territorin e BE që të premten, duke lejuar ministrat e BE t'i nënshkruajnë zyrtarisht ato më vonë gjatë muajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat