Mesazh kundër homofobisë, mësuesit në Spanjë veshin funde gjatë mësimit

Evropë

Mesazh kundër homofobisë, mësuesit në Spanjë veshin funde gjatë mësimit

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 18:20
Jose Pinas

Mësuesit në Spanjë kanë vendosur të veshin funde gjatë orëve mësimore, një mesazh kundër homofobisë dhe bullizimit.

Rrobat nuk kanë gjini (#LaRopaNoTieneGenero), kjo iniciativë u ndërmor fillimisht nga mësuesi i matematikës Jose Pinas nëntorin e kaluar për të mbështetur një nxënës i cili kishte veshur një fund, veprim që çoi në pezullimin e tij nga shkolla.

Gjithashtu ai u dërgua edhe te një psikolog.

Shembulli i Pinas u ndoq nga Manuel Ortega dhe Borja Velaquez, pasi panë që një nxënës po bullizohej nga shokët e tij muajin e kaluar për shkak të veshjes.

Ai kishte veshur një bluze anime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat