Detaje nga masakra në Itali/ Plumb në tëmth kalimtarit hero pse deshi të mbronte fëmijët!

Evropë

Detaje nga masakra në Itali/ Plumb në tëmth kalimtarit hero pse deshi të mbronte fëmijët!

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:49
Foto

Italia vazhdon të bëjë llogaritë me ngjarjen tronditëse, jehona e së cilës, për nga brutaliteti i madh i saj, kapërceu edhe kufijtë e vendit: vrasja e dy vëllezërve 10 dhe 5 vjeç, dhe goditja me një plumb në tëmth e 74-vjeçarit Salvatore Ranieri, pensionisti hero që vdiq sepse u përpoq të shpëtonte fëmijët.

David dhe Daniel Fusinato po luanin në park. Kur Ranieri pa agresorin Andrea Pignani, t’i drejtonte të miturve pistoletën u kthye drejt tij duke i bërtitur t’i lërë të vegjlit të qetë. Ky veprim do t’i kushtonte jetën. Babai i dy djemve, Dokenica doli me vrap nga banesa pasi dëgjoi britmat, edhe pse ishte në arrest shtëpie për një çështje droge.

Ai thirri i dëshpëruar për ndihmë, ndërsa i kapi për dore duke u përpjekur t’i jepte kurajo, ndonëse ishte tepër vonë. detaje të reja po dalin në dritë mbi vrasësin.

35-vjeçari inxhinier informatik, i cili pas masakrës në Ardea vrau veten, duket se kishte qenë i dhunshëm e i rrezikshëm. Fqinjët e njihnin të gjithë si njeri problematik; ata thonë se ai grindej shpesh e i kërcënonte me pistoleta duke shtënë edhe në ajër, por askush deri më tani nuk e kishte denoncuar. Nëse do ta kishin bërë, fatkeqësia që sot ngre shumë pikëpyetje, ndoshta do të ishte shmangur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat