Një përleshje masive është regjistruar në një nga plazhet më të frekuentuar të Anglisë, në bregdetin Southend.
Një video e publikuar në rrjete sociale tregon pamjet e përleshjes, ku shihen pushues duke u grushtuar e duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit karrige e sende të tjera të forta.
Mijëra pushues kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, përfshirë një numër të madh fëmijësh.
Ata dëgjoheshin teksa i kërkonin të ndalonin dhe pyesnin :"Si dreqin filloi?"
Nga incidenti nuk u raportua për asnjë person të lënduar, ndërkohë që policia ka filluar një hetim pasi nuk dihen ende arsyet që çuan në fillim e sherrit.