Greqi/ Prifti sulmon me acid 7 mitropolitë, 2 avokatë dhe një polic: I sulmova sepse më 'hoqën' rrobën e priftit

Evropë

Greqi/ Prifti sulmon me acid 7 mitropolitë, 2 avokatë dhe një polic: I sulmova sepse më 'hoqën' rrobën e priftit

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 07:52
Prift

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Athinë, ku një polic, dy avokatë dhe shtatë mitropolitë janë sulmuar me acid nga një prift në manastirin Petraki.

Mësohet se prifti ishte në një seancë gjyqësore dhe sapo ka dëgjuar vendimin e gjykatës së Sinodit ka sulmuar me acid 7 mitropolitë, 2 avokatë dhe një polic.

Të plagosurit ndodhen në spital dhe gjenda e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Ndërkohë autori i sulmit është arrestuar dhe është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Athinës.

Televizioni shtetëror ERT, raporton se fjalët e para të priftit në polici ishin: " I sulmova sepse më hoqën rrobën e priftit “.

Prwto thema informon se prifti-autor është nga Veria, 37 vjeç dhe se është përfshirë më parë në çështje të trafikimit të drogës.

Te lënduarit janë vizituar në spital nga Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias bashkë me Kryepeshkopin e Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat