Maas: Të gjitha kufizimet të hiqen deri në gusht

Evropë

Maas: Të gjitha kufizimet të hiqen deri në gusht

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 12:09
Heiko Maas

Të gjitha kufizimet në Gjermani që synojnë të frenojnë pandeminë e koronavirusit duhet të hiqen pasi vaksina t’u ofrohet të gjithëve, tha sot ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

“Kjo pritet gjatë muajit gusht”, i tha Maas gazetës ”Sueddeutsche Zeiting”.

“Sapo të gjithë në Gjermani të kenë marrë një ofertë vaksinimi, nuk ka më asnjë justifikim ligjor ose politik për ndonjë kufizim”, shtoi ai.

Andreas Gassen, shefi ekzekutiv i shoqatës së siguruesve shëndetësorë, i tha gazetës ”Bild” se pothuajse të gjitha kufizimet duhet të hiqeshin sapo një ofertë të ishte shtrirë për të gjithë, raporton ATSh.

Kancelarja Angela Merkel është zotuar se deri më 21 shtator të gjithëve do t’u ofrohet një mundësi vaksinimi.

Vaksinimet ende nuk janë aprovuar për fëmijët dhe Shoqata Gjermane për Imunologji (DGfI) paralajmëroi që imuniteti i tufës mund të jetë i pamundur të arrihet pa vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat