Pamje nga përleshjet në Paris kundër masave të reja kufizuese ndaj variantit Delta

Evropë

Pamje nga përleshjet në Paris kundër masave të reja kufizuese ndaj variantit Delta

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 21:11
Pamje nga protesta

Përleshjet shpërthyen në Paris mes policisë dhe protestuesve në një marshim kundër çertifikatave të vaksinimit kundër koronavirusit që do të nevojiten për të hyrë në restorante dhe vende të tjera.

Rreth 3,000 forca të sigurisë u vendosën në kryeqytetit francez në fundjavën e tretë të protestave kundër çertifikatës së vaksinimeve.

Zjarret dhe tymi i gazit lotsjellës mund të shiheshin në tubim ndërsa forcat e sigurisë përdorën pompat me ujë për të shpërndarë protestuesit mes të cilëve pati disa të plagosur.

Autoritetet franceze po zbatojnë masën e çertifikatës së vaksinimit pasi varianti delta shumë ngjitës po përhapet me shpejtësi.

Sondazhet tregojnë se shumica e francezëve e mbështesin këtë masë, por disa janë kundër.

Masa kërkon vaksinime, një test të shpejtë negativ ose dëshmi të shërimit nga COVID-19 dhe i bën vaksinimet e detyrueshme për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor deri në mes të shtatorit.

Më shumë se 24,000 raste të reja ditore u konfirmuan mbrëmjen e së premtes në Francë - krahasuar me vetëm disa mijëra raste në ditë në fillim të muajit. Autoritetet thonë se rreth 52% e popullsisë franceze është vaksinuar plotësisht./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat