Masakron nënën djali i liruar nga psikiatria

Evropë

Masakron nënën djali i liruar nga psikiatria

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Një tragjedi familjare u shpalos mëngjesin e sotëm në Mikri Mantineia të Kallamatës.

Djali vrau nënën e tij me thikë dhe më pas u përpoq të bënte vetëvrasje. Ai është një ish-i burgosur psikiatrik 52-vjeçar, i cili sipas informacioneve ishte liruar disa ditë më parë, dhe herët në mëngjes ku jetonte me nënën e tij të moshuar në shtëpi, kapi një thikë dhe goditi nënën e tij 86-vjeçare.

Pastaj, sapo e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ai u përpoq t’i jepte fund jetës me të njëjtën thikë.

Një forcë policie shkoi në vendngjarje dhe arrestoi 52-vjeçarin ku dhe më parë me veprime te tij kishte shkelur ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat