Ministri i jashtëm turk i drejtohet homologut gjerman: As që bëhet fjalë që të pranojmë migrantë afganë

Evropë

Ministri i jashtëm turk i drejtohet homologut gjerman: As që bëhet fjalë që të pranojmë migrantë afganë

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 22:08
Foto nga takimi

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se nuk mund të marrë përsipër barrën e një vale të re emigrantësh nga Afganistani.

Turqia nuk pritet që të jetë strehë e një numri të afganëve që mundohen të largohen pasi nënkontroll e morën vendin talebanët.

“Si Turqi, ne kemi përmbushur detyrimet tona morale dhe humanitare në lidhje me migracionin”, tha Çavusoglu në një konferencë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heik Maas.

“As që bëhet fjalë që ne të marrim barrën shtesë të refugjatëve”, tha Cavusoglu.

Theksojmë se edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte deklaruar se vendin e tij nuk do ta shndërrojë në një “depo” të migrantëve.

Aktualisht janë 3.7 milionë refugjatë sirianë në Turqi që vendi i ka marrë si pjesë e një marrëveshjeje të vitit 2016 me Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat