Papa Françesku u dërgoi të burgosurve 15.000 akullore

Evropë

Papa Françesku u dërgoi të burgosurve 15.000 akullore

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 15:53
Romë

Papa Françesku u dërgoi të burgosurve 15.000 akullore për t’u freskuar gjatë njërës prej verave më të nxehta në histori të Italisë.

Akulloret u dërguan në duy burgje të Romës – “Regina Coeli”, në qendër të qytetit, dhe “Rebibia”, në periferi të kryeqytetit italian, shkruan The Guardian.

Në një deklaratë, Vatikani tha se zyra e papës për bamirësi nuk ka shkuar në pushime këtë verë. Në vend të kësaj, vullnetarët e Vatikanit e kaluan kohën duke u përkushtuar në aktivitete të ndryshme, përfshirë vizitimin e të burgosurve.

Donacioni ishte pjesë e disa veprimeve bamirëse të bëra gjatë verës për t’iu dhënë shpresë mijëra njerëzve në burgjet e Romës, thuhet më tej në deklaratë.

Në qershor, rreth 20 të burgosur nga burgu “Rebibbia” u takuan me Papa Françeskun dhe iu bashkuan në një vizitë nëpër muzetë e Vatikanit.

Ndryshe, vera e këtij viti ka qenë një ndër më të nxehtat që janë regjistruar ndonjëherë në histori të Italisë. Temperatura në Sicili muajin e kaluar arriti në 48.8 gradë, që mund të jetë rekord për tërë Evropën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat