Papa Françesku u dërgon 15 mijë akullore të burgosurve në Romë

Evropë

Papa Françesku u dërgon 15 mijë akullore të burgosurve në Romë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:35
Ilustrim

Papa Françesku u ka dërguar 15 mijë akullore të burgosurve në Romë, për t’i ndihmuar ata të freskoheshin gjatë asaj që ka qenë një nga verat më të nxehta të regjistruara në Itali.

Akulloret u dorëzuan në dy burgjet e Romës, Regina Coeli në qendër të qytetit dhe Rebibbia në periferi, nga Kardinali i Vatikanit, Konrad Krajewski.

Në një deklaratë, Vatikani ka thënë se zyra bamirëse e Papës nuk ka shkuar në pushime këtë verë. Në vend të kësaj, vullnetarët e Vatikanit e kaluan kohën e tyre duke vazhduar t’i përkushtoheshin, ndër të tjera, dy prej shtatë veprave të mëshirës, vizitën e të burgosurve dhe ngushëllimin e të pikëlluarve.

Dhurimi ishte një nga disa gjeste të vogla ungjillore të bëra gjatë verës për të ndihmuar dhe dhënë shpresë për mijëra njerëz në burgjet e Romës, shkruan The Guardian.

Në qershor, rreth 20 të burgosur nga burgu Rebibbia u takuan me Papën para se të bashkoheshin me të në një vizitë në Muzetë e Vatikanit.

Kjo verë ka qenë një nga më të nxehtat e regjistruara në Itali, me Sirakuzën, një qytet në Sicili, që regjistroi një temperaturë të lartë prej 48.8 gradë Celsius në gusht, potencialisht temperatura më e lartë e regjistruar në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat