Sipërmarrësit italianë ngrenë alarmin: Në krizë për grurin, rritet çmimi i miellit

Evropë

Sipërmarrësit italianë ngrenë alarmin: Në krizë për grurin, rritet çmimi i miellit

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Italia është në krizë gruri e rrezikon ngritjen e çmimit të miellit gjatë vjeshtës.

Alarmi është lëshuar nga Organizata e sipërmarrësve agro-bujqësorë që në një deklaratë për shtyp  informojnë se nga gruri tek buka, çmimi mund të rritet 12 herë.

Rritja e çmimit të grurit do të ketë impaktin e saj dhe në prodhimin e makaronave, produkt tipik kulinarë italianë me mesatarisht 3.3 milionë tonelatë prodhimi në vit.

Për shkak të paqëndrueshmërisë klimatike e me gjithë zgjerimin e sipërfaqeve të mbjellura me grurë, prodhimi i tij në Itali për këtë sezon bujqësorë është reduktuar me 10 %.

Një kilogramë miell në Itali shitet mesatarisht rreth 0,26 cent, ndërsa 1 kg bukë nga veriu në jug të Italisë mesatarisht kushton 3.1 euro, e varion nga 4.2 euro /kg në Milano, 2.63 euro/ kg në Romë e 2.95 euro/kg në Palermo.

"Vera 2021 u shoqërua nga këndvështrimi klimatik me një shtim me 36% të eventeve klimatike në krahasim me një vit më parë", shkruan në komunikatën e saj Organizata e sipërmarrësve agro-bujësore italianë e vera italiane e këtij viti  konsiderohet ndër më të nxehtat e 30 viteve të fundit".

"Çmimet e konsumit nuk janë reduktuar kurrë gjatë viteve të fundit me gjithë luhatjen e madhe që ka pasur çmimi i grurit e në koston e prodhimit", informojnë sipërmarrësit italianë.

Shoqata e tyre premton se është e angazhuar të reduktojë paqëndrueshmërinë e të punoj në stabilizimin e çmimeve si dhe  në krijimin e marrëdhënieve të virtytshme në zinxhirin e prodhimit me një çmim blerje të drejtë e në raport me koston.

Çmimi i grurit italian është rritur gjatë ditëve të fundit veçanërisht në tregjet e Milanos, Romës, Bologna e Altamura ndërsa është i pandryshueshëm në Napoli, Bari e Foggia e mesatarisht në nivel kombëtar me 500 euro tonelata. Ndërsa gruri i eksportuar nga vendet ekstra komunitare shkon në 600 euro tonelata. Çmimi mesatar i tij gjatë 5-vjeçarit të fundit ka qenë rreth 250 euro për tonë.

Pronarët italianë të punishteve të bukës denoncojnë spekulimet me çmimin e miellit që ka mbërritur në 85 euro për kuintal nga 38-40 euro që ishte një muaj në parë.

"Është e vërtetë që ka pasur thatësira e përmbytje , por të tilla ka pasur çdo vit", thonë ata. "Nuk ka pasur kurrë më parë një spekulim të tillë."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat