“Rrëmbehet” 6-vjeçari irazelit, i vetmi i mbijetuar i tragjedisë së teleferikut në Itali

Evropë

“Rrëmbehet” 6-vjeçari irazelit, i vetmi i mbijetuar i tragjedisë së teleferikut në Itali

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 10:48
Itali

Autoritetet në Itali kanë nisur hetimet pasi një fëmijë, i vetmi i mbijetuar i aksidentit tragjik me teleferik në maj, u dërgua në Izrael nga gjyshi i tij. Prindërit e Eitan Biran, vëllai i vogël dhe dy gjyshërit e tij ishin midis 14 personave të vrarë në aksident.

6-vjeçari kishte qëndruar me hallën në Itali që kur doli nga spitali. Megjithatë, të afërmit e Eitanit në Izrael  kanë kërkuar vazhdimisht kujdestarinë. Familja e Eitan jetonte në Itali prej disa vitesh dhe hallës së tij, motra e të atit, Aya Biran-Nirko iu dha kujdestaria në qershor.

Ndërkohë, të shtunën, Eitan u mor nga gjyshi i tij nga nëna, Shmulik Peleg, i cili u transferua në Itali pas rrëzimit dhe kishte të drejta vizite. Ai më pas e çoi Eitanin jashtë vendit me një avion privat, duke përdorur pasaportën izraelite të fëmijës. Diplomatët izraelitë kanë konfirmuar që atëherë ardhjen e tij në vend.

Halla e nënës së Eitan, Gali Peleg u paraqit për birësim në gusht, duke pretenduar se djali po mbahej peng në Itali.

“Ne nuk e rrëmbyem Eitanin … e sollëm atë në shtëpi”, tha ajo për Radio Izraelin 103FM të Dielën, dhe pretendoi se prindërit e Eitan kishin dashur të ktheheshin në Izrael para rrëzimit.

Halla nga babai i fëmijës, megjithatë, e përshkroi lajmin si “një tragjedi tjetër për Eitanin”, sipas gazetës italiane Corriere della Sera.

Autoritetet italiane ende vijojnë hetimet për tragjedinë, por prokurorët besojnë se frenat e urgjencës ishin çaktivizuar qëllimisht. Trembëdhjetë persona vdiqën në vendngjarje, përfshirë një fëmijë dy vjeç, ndërsa një fëmijë tjetër vdiq më vonë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat