Në prill 2022, shkon në zgjedhje të parakohshme Serbia

Evropë

Në prill 2022, shkon në zgjedhje të parakohshme Serbia

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 21:10
Aleksandër Vuçiq

Serbia mund të mbajë zgjedhje me 3 ose 17 prill të vitit të ardhshëm. 

Konfirmimin e bëri vetë presidenti, Aleksandër Vuçiç, i cili i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm.

Për vitin 2022, Serbia parashikon që në të njëjtën datë të mbajë zgjedhje presidenciale, lokale për qytetin e Beogradit si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Megjithatë, nuk është e qartë ende nëse do të ketë dakordësi mes shumicës dhe opozitës, e cila në qershor të vitit të kaluar, bojkotoi zgjedhjet me pretendimin që Vuçiç ushtron ndikim të madh në institucionet shtetërore.

Presidenti serb u është përgjigjur këtyre kritikave duke theksuar se pushteti sigurohet duke marrë pjesë dhe duke i fituar zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat