Krim i rëndë në familje, në sy të djalit të mitur, babai vret vajzën dhe më pas veten

Evropë

Krim i rëndë në familje, në sy të djalit të mitur, babai vret vajzën dhe më pas veten

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 06:51
Doriana

Një burrë 88 vjeç Stelvio Cerqueni ka qëlluar për vdekje me armë zjarri vajzën e tij dhe më pas me të njëjtën armë, ka vrarë dhe veten. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Padova të Italisë.

Mediat lokale shkruajnë se Cerqueni është përleshur fillimisht me të bijën për çështje që i përkisnin së shkuarës dhe më pas nxorri armën e zjarrin.

Ai e vrau Dorianën në sy të djalit të saj të mitur, Paolo. I vogli lajmëroi të atin pas krimit, por asnjëri prej të dyve nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërruarn jetë. Babë e bijë nuk jetonin bashkë.

Doriana Cerqueni jetonte me bashkëshortin, biznesmenin Galdino Nicoletti. Çifti kishin një dyqan mobiliesh, vendi i të cilit nuk ishte larg nga shtëpia në të cilën jetonte babai i gruas dhe ajo shkonte ta vizitonte shumë shpesh.

Babë e bij diskutonin shumë shpesh për probleme të së kaluarës dhe ky dyshohet të jetë bërë dhe shkak për krimin e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat