Dalin pamjet horror nga vendi ku u vra 20-vjeçarja nga bashkëshorti i saj

Evropë

Dalin pamjet horror nga vendi ku u vra 20-vjeçarja nga bashkëshorti i saj

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 20:53
Caroline Crouch

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga ngjarje dramatike, e vrasjes së 20 vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj.

Protothema ka publikuar fotografitë në dhomën ku u vra e reja në Glyka Nera të Greqisë, ngjarje që tronditi opinionin publik.

Fotografitë, të cilat përfshihen në dosjen e çështjes, përshkruajnë skenën e vdekjes, por edhe lëvizjet e 32-vjeçarit në agimin fatal të 11 majit.

Në foto shfaqet dhoma horror, ku gjithçka është kthyer përmbys, pasi Babis inskenoi grabitje për të cilën fillimisht u akuzuan shtetas shqiptarë.

Në shtrat shihet celulari i tij, pajisja që në fund e tradhtoi dhe sirtarët e përmbysur. Ndërsa shihen edhe pjesët e ngjitësit izolues që ai ka përdorur për t’i lidhur duart gruas që vrau. Në skajin tjetër të dhomës së gjumit, ka një abazhur të hedhur dhe të ndezur, pranë krevatit të Lidias së vogël.

Image
Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat