Frikë dhe ankth në Kretë/ Pas tërmetit me magnitudë 5.6, mbi 20 lëkundje të tjera detyrojnë banorët të kalojnë natën jashtë

Evropë

Frikë dhe ankth në Kretë/ Pas tërmetit me magnitudë 5.6, mbi 20 lëkundje të tjera detyrojnë banorët të kalojnë natën jashtë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, në Kretë, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter, në orën 09:17 të mëngjesit të së hënës, u regjistrua një aktivitet i fuqishëm pas goditjesh, i cili la pas një të vdekur , dhjetëra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Banorët e ishullit po kalojnë kohë të vështira, shumë prej të cilëve janë të detyruar të kalojnë natën në çadrat që janë ngritur për shkak të gjendjes së keqe të shtëpive të tyre. Më shumë se 20 tërmete të tjerë u regjistruan me magnitudë 4.0 . Shumica e tyre janë raportuar në mëngjes. Pesë minuta pas tërmetit fillestar, në 09:22, u regjistrua një tërmet me magnitudë 4 ballë .

Pak më vonë, në 09:27, një tërmet me magnitudë 3 goditi Kretën, në 09:37 dridhja ishte më e fortë, 4.6 Rihter , në 09:45 një tjetër me magnitudë 3 dhe 3.1 dhe në 10:07  një tjetër me magnitudë 3.1.

Nga orën 10:07 dhe deri në 10:22, shkalla e tërmetit u zhvendos rreth 3 Rihter. Në orën 10:30 “lëkundja” ishte më e fortë 4.6. Në orën 11:21 të mëngjesit, tërmeti ishte 4.5 në shkallën Rihter dhe për orët e ardhshme nuk pati tërmete të mëdha. Në orën 14:02 i regjistrua një tjetër lëkundje më magnitudë 4 , ndërsa dridhja u bë më e fortë në orën 21:15 të natës.

Ndërkohë pak minuta më parë u regjistrua një tërmet me magnitudë 4.5.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat