Sot 21 vjet Sllobodan Millosheviç ra nga pushteti në Serbi – u mendua se vendi do qeveriset nga opozita demokratike, por...

Evropë

Sot 21 vjet Sllobodan Millosheviç ra nga pushteti në Serbi – u mendua se vendi do qeveriset nga opozita demokratike, por...

Nga: F.B Më: 5 tetor 2021 Në ora: 09:11
Sllobodan Millosheviç

Shkaku i protestave për vjedhje në rezultatet e zgjedhjeve për presidentin e SRJ, iniciuar nga përfaqësuesit e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ku sipas opozitës kishte fituar Koshtunica, me 5 tetor shumë subjekte politike edhe qytetarë bllokuan rrugën tek Kuvendi federativ duke bërë rënien e Sllobodan Milloshviçit, gjë që e pranoi me 6 tetor, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

Demonstratat ishin të fuqishme, përpjekja e policisë për ndalimin e hyrjes në Kuvend ishte e pasuksesshme, pasi demonstruesit demoluan edhe djegën hyrjen sikurse edhe RTS, duke bërë që shumë policë të marrin anën e demonstruesve dhe të i bashkohen qytetarëve.

Në mbrëmje demonstruesit u përshëndetën nga Koshtunica, ndërsa Millosheviç të nesërmen me 6 tetor pranoi humbjen dhe uroj rivalin. Në protestën e 5 tetorit humbën jetën dy persona e lëndime morën qindra tjerë.

Opozita demokratike me marrjen e pushteti pushoi së ekzistimit, ndërsa shumë pjesëmarrës nga koha e Millosheviçit përsëri marrin pozita në pushtet. Ish-ministri për informim Aleksandar Vuçiq që aktualisht është president vendi, nënkryetarja e atëhershme e qeverisë Maja Gojkoviç është ministre e kulturës, ish-anëtari i JUL-it Aleksandar Vulin, sot është ministër i brendshëm dhe zëdhënësi i PS Daçiq, kryetar i Kuvendit.

Në ndërkohë atyre që u rikthyen në pushtet iu bashkuan edhe drejtues tjerë të partive që e përbënin opozitën demokratike, lideri tjetër i DOS-it reformuesi Zoran Gjingjiç që u bë kryeministër por që u vra me 12 mars 2003 në oborrin e ndërtesës së qeverisë.

Slobodan Milosheviç ka vdekur në vitin 2006 në burgun e Hagës, ku gjykohej për krime të luftës, ndërsa e shoqja ish kryetarja e JUL-it Mira Markoviç ka vdekur në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat