Vdes në moshën 113-vjeçare njeriu më i vjetër i Francës

Evropë

Vdes në moshën 113-vjeçare njeriu më i vjetër i Francës

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 10:55
Jules Theobald

Jules Theobald, i cilësuar si francezi më i moshuar, ka vdekur mbrëmë në moshën 113-vjeçare.

Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në ishullin Martinik, ka njoftuar familja e tij.

Theobald prej e kaloi thuajse pjesën më të madhe të jetës duke peshkuar dhe ka lindur më 17 prill të vitit 1909.

Gazetarja e France Press, ishte takuar një herë me të në vitin 2019, ku asokohe Theobald kishte folur për rininë, punën dhe fëmijërinë.

I pyetur për moshën e tij, ai pati thënë shkurt: “Po të më kishte pyetur dikush, unë do të jetoja 200 vjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat