Vrasja që tronditi Greqinë/ Merret vendimi për vajzën e vogël që mbeti jetime

Evropë

Vrasja që tronditi Greqinë/ Merret vendimi për vajzën e vogël që mbeti jetime

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:58
Caroline Crouch me vajzën e saj

Prindërit e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, që u vra nga bashkëshorti grek Babis Anagnostopoulos, kanë fituar kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lidia.

Tashmë vogëlushja, në sy të të cilës ndodhi edhe vrasja që tronditi Greqinë, do të rritet në shtëpinë e prindërve të nënës së saj në një ishull të vendit.

“Njëvjeçarja Lidia, babai i së cilës me shumë gjasa do të dënohet me burgim të përjetshëm, është vënë zyrtarisht në kujdesin e prindërve të Caroline Crouch, Susan dhe David në ishullin e Alonissos-it ku ata jetojnë. Kurse prindërit e Babis, Konstantinos dhe Georgia do të kenë të drejtë që të komunikojnë personalisht me fëmijët,” raporton britanikja Mail Online.

Prindërit e vrasësit ishin të parët që u kujdesën për Lidian pas ngjarjes së rëndë dhe donin ta mbanin vajzën, por gjyshërit e tjerë më pas nisën procesin ligjor për të kërkuar kujdestari të plotë. Tashmë ata pritet që të pagëzojnë Lidian e vogël në një kishe greke ortodokse. Prindërit e Babis mund ta shohin vajzën 5 herë në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat