Tërmet i fuqishëm në Kretë të Greqisë

Evropë

Tërmet i fuqishëm në Kretë të Greqisë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Greqia nuk po gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter shkundi jugun e Kretës mesditën e sotme.

Epiqendra u regjistrua 30 kilometra në juglindje të Zakros.

Thellësia vlerësohet se ishte pesë kilometra duke shkaktuar lëkundje të forta.

Ende nuk raportohet për të lënduar. Kreta prej dy javësh vazhdon që të goditet nga lëkundje sizmike, por ajo që u regjistrua sot ishte më e forta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat