Pamje që tregojnë “bombën llavë”, shkencëtarët në Palma filmuan topin e zjarrtë duke u rrokullisur

Evropë

Pamje që tregojnë “bombën llavë”, shkencëtarët në Palma filmuan topin e zjarrtë duke u rrokullisur

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 16:54
Foto

Kanë kaluar një muaj e gjysmë që kur Kumbre Vieha nuk e ka ndërmend të ndalet në ishullin spanjoll Palma.

Vullkani vazhdimisht po nxjerrë magmën nga thellësia e Tokës, kështu që nuk janë të rralla të ashtuquajturat “bombat llavë”.

Gjeo-kimisti Harri Geiger nga Universiteti gjerman Albert-Ludvig, aktualisht pjesë e ekipit ndërkombëtar të shkencëtarëve, është duke analizuar shpërthimin e Kumbre Viehas në Palma.

Gjatë një analize në terren në afërsi të burimit të vullkanit, i befasoi “një bombë llavë” e cila me shpejtësi të madhe rrokullisej në një terren kodrinor.

E pasi u ndal, Geiger dhe kolegët e tij iu afruan copëzës së murit në formë topi që kishte madhësi prej një metri. E pavarësisht që nuk ishte edhe aq i madh, peshonte mbi 500 kilogramë.

Gjatë inspektimit nga afër, shkencëtarët ndjenë sesi copëza e murit ishte e nxehtë, temperatura e të cilës arrinte deri në 900 gradë celsius.

“Bomba llavë” është shumë e rrezikshme, pasi që si një predhë mund të shkatërrojë objektin mbi të cilin përfundon dhe të shkaktoj një zjarr të madh.

Një rast i tillë kishte ndodhur në vitin 2018, kur një “bombë llavë” goditi një anije turistike në Havai – duke lënduar dhjetëra persona e katër prej tyre përfunduan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat