Der Leyen: 180 milionë doza të tjera Pfizer për Omicronin

Evropë

Der Leyen: 180 milionë doza të tjera Pfizer për Omicronin

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 06:23
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen ka deklaruar se kanë arritur një marrëveshje me Pfizer për të marrë 180 milionë doza për të luftuar variantet e reja të COVID-19.

Ajo shtoi se liderët e BE-së kanë aktivizuar një klauzolë në marrëveshjet e nënshkruara me prodhuesit e vaksinave që u lejon të kërkojnë një zhvillim të vaksinës së adaptuar në një afat prej 100 ditësh.

Ajo ka shtuar se Evropa mund të prodhojë çdo muaj 300 milionë doza.

”Me më shumë se 1 miliard doza të dërguara deri te disa vende të botës, BE-ja është importuesi më i madh i vaksinave”, shtoi ajo duke kërkuar nga vendet e BE-së të përshpejtojnë fushatën për vaksinim pas paraqitjes së variantit Omicron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat